Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS ÇEKE PËR MBROJTJEN SHOQËRORE

Ligji nr. 34/2016, datë 24 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
34/2016
Data e miratimit
24 mars 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 55, 11 prill 2016
Hyn në fuqi
26 prill 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 55, datë 2016-04-11

LIGJ

Nr. 34/2016

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS ÇEKE PËR MBROJTJEN SHOQËRORE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Çeke për

mbrojtjen shoqërore.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 24.3.2016

Shpallur me dekretin nr. 9506, datë 6.4.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

MARRËVESHJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS ÇEKE PËR

MBROJTJEN SHOQËRORE

Republika e Shqipërisë dhe Republika Çeke, në vijim të referuara si “Shtetet Kontraktuese”,

duke pasur si qëllim rregullimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në fushën e

mbrojtjes shoqërore,

kanë rënë dakord si më poshtë:

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Përkufizime

1. Për qëllimet e kësaj Marrëveshjeje, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a) “Legjislacion”, ligje dhe rregullore të tjera kombëtare në lidhje me degët e mbrojtjes shoqërore

të përcaktuara në nenin 2;

b) “Autoriteti kompetent”, ministritë përgjegjëse për degët e mbrojtjes shoqërore të përcaktuara

në nenin 2;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.