Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 081, DATË 23.2.2009, “PËR LICENCAT, AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 37/2016, datë 31 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
37/2016
Data e miratimit
31 mars 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 64, 20 prill 2016
Hyn në fuqi
5 maj 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2016-04-20

LIGJ

Nr. 37/2016

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 081, DATË 23.2.2009, “PËR LICENCAT, AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 20, pika 4, fjalët “në mënyrë elektronike” zëvendësohen me fjalët “me mjete elektronike”.

Neni 2

Në nenin 30, pika 4, fjalët “në mënyrë elektronike” zëvendësohen me fjalët “me mjete elektronike”.

Neni 3

Në nenin 31, shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:

“c) sportelit elektronik të QKL-së, në përputhje me parashikimet e kreut V, të këtij ligji.”.

Neni 4

Pas nenit 33 shtohet neni 33/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 33/1

Veprimet pranë sportelit elektronik

1. Çdo individ, pasi të jetë identifikuar elektronikisht, ka të drejtë që, në cilësinë e aplikantit apo të personit të autorizuar, të aplikojë pranë sportelit elektronik për pajisjen me një licencë/autorizim/leje apo veprim tjetër, sipas këtij ligji, përfshirë këtu procedurat e ankimit administrativ, dhe të marrë nga QKL-ja, nëpërmjet këtij sporteli, të gjitha aktet përkatëse të parashikuara nga ky ligj.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.