Ligj

PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA ME TO

Ligji nr. 35/2016, datë 31 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 prill 2022.

Numri
35/2016
Data e miratimit
31 mars 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 64, 20 prill 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2016-04-20

LIGJ

Nr. 35/2016

PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA ME TO1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti dhe qëllimi i ligjit

1. Objekt i këtij ligji janë:

a) mbrojtja e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to për veprat e natyrës

letrare, artistike dhe shkencore;

b) mbrojtja e të drejtave të lidhura me të drejtat e autorit, në vazhdim të drejtat e lidhura, të

tilla si: të drejtat e interpretuesve/ekzekutuesve në lidhje me interpretimet/ekzekutimet e tyre;

prodhuesve të regjistrimeve fonografike të tyre; prodhuesve të fiksimeve/(regjistrimeve) të para të

filmave të tyre; organizatave transmetuese për transmetimet e tyre; botuesve në lidhje me botimet e

tyre; prodhuesve të bazës së të dhënave në lidhje me bazën e të dhënave të tyre;

c) mbrojtja e të drejtave të parashikuara në dispozitat e veçanta për programet kompjuterike

dhe veprat audiovizuale të përcaktuara në këtë ligj;

ç) administrimi individual dhe kolektiv i të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to;

d) mbrojtja “sui generis” e të drejtave të krijuesve të bazës së të dhënave;

dh) mbrojtja e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me tonë rastet e cenimit të

këtyre të drejtave;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 14 prill 2022 · 37/2022 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.