Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 198, DATË 10.12.2009, “PËR SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE”

Ligji nr. 36/2016, datë 31 mars 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
36/2016
Data e miratimit
31 mars 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 64, 20 prill 2016
Hyn në fuqi
5 maj 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2016-04-20

LIGJ

Nr. 36/2016

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 198, DATË 10.12.2009,

“PËR SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE”1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10198, datë 10.12.2009, “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, bëhen këto

shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 19, pas pikës 4 shtohen pikat 5 dhe 6 me këtë përmbajtje:

“5. Shoqëria administruese krijon një sistem gjithëpërfshirës dhe efektiv të administrimit

të riskut, në përputhje me natyrën, shkallën dhe kompleksitetin e veprimtarisë së saj të biznesit, i

cili duhet të përmbajë, të paktën:

a) strategjinë e administrimit të riskut, politikat, procedurat dhe masat;

b) teknikat e matjes së riskut;

c) ndarjen e përgjegjësive që kanë të bëjnë me administrimin e riskut.

6. Autoriteti miraton rregulla për administrimin e riskut, në përputhje me pikën 5, të këtij

neni, 3 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.”.

Neni 2

Në nenin 120 bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

1. Titulli i nenit ndryshohet si më poshtë:

“Pezullimi i shitjes dhe i shlyerjes së kuotave në një fond investimi”.

2. Në pikën 1 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Hiqen fjalët “nuk është i mundur të përcaktohet çmimi i saktë i aseteve në portofolin e

fondit dhe se”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.