Ligj

PËR URDHRIN E PSIKOLOGUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 40/2016, datë 14 prill 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
40/2016
Data e miratimit
14 prill 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 77, 9 maj 2016
Hyn në fuqi
24 maj 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2016-05-09

LIGJ

Nr. 40/2016

PËR URDHRIN E PSIKOLOGUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të organizimit e të veprimtarisë së Urdhrit të

Psikologut, si dhe të marrëdhënieve juridike e etiko-profesionale të psikologëve.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i kritereve për ushtrimin e profesionit të psikologut,

garantimi i standardeve etiko-profesionale në ushtrimin e këtij profesioni, në mbrojtje të interesit

publik, duke respektuar parimin e autonomisë së profesionit të psikologut.

Neni 3

Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet për të gjithë psikologët që ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë

në sistemin publik apo privat.

Neni 4

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Psikolog” është një profesion i rregulluar, që ushtrohet në fushën e psikologjisë, bazuar

në praktika, si: mbështetje psikologjike, diagnostikim, këshillim psikologjik, vlerësim, psikoterapi,

ekspertizë, formim, këshillim karriere dhe punë në institucione dhe organizata.

2. “Praktikë profesionale” është ushtrimi i profesionit si psikolog nën mbikëqyrjen

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.