PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 53/2014, “PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE”
Ligji nr. 39/2016, datë 14 prill 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 39/2016
- Data e miratimit
- 14 prill 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 77, 9 maj 2016
- Hyn në fuqi
- 24 maj 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2016-05-09
LIGJ
Nr. 39/2016
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 53/2014, “PËR SIGURIMIN
E DEPOZITAVE”1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 53/2014, “Për sigurimin e depozitave”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 3, “Përkufizime”, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Në pikën 13, shkronja “b” ndryshohet si më poshtë:
“b) çdo shumë parash që anëtari, depozituesi i shoqërisë së kursim-kreditit depoziton pranë
saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shoqëritë e kursim-kreditit.”.
2. Pika 17 ndryshohet si më poshtë:
“17. “Depozitues” është çdo person fizik, tregtar dhe shoqëri tregtare, të cilët kanë të drejtën
e përfitimit të pagesës së një depozite nga një subjekt, anëtar i skemës së sigurimit të depozitave,
përfshirë këtu titullarin me të drejta të plota të një depozite në bashkëpronësi dhe çdo përfitues të një
depozite të palës së tretë.”.
3. Pas pikës 31 shtohen pikat 32, 33 dhe 34 me këtë përmbajtje:
“32. “Person fizik” ka kuptimin e përcaktuar në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, të
miratuar me ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, të ndryshuar.
33. “Tregtar” ka kuptimin e përcaktuar në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe
shoqëritë tregtare” dhe/ose çdo ligj ndryshues i tij.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.