PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR NGRITJEN E QENDRËS SË EKSELENCËS NË FINANCË (CEF), BËRË NË BLED MË 3.9.2013
Ligji nr. 41/2016, datë 14 prill 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 41/2016
- Data e miratimit
- 14 prill 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 77, 9 maj 2016
- Hyn në fuqi
- 24 maj 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2016-05-09
LIGJ
Nr. 41/2016
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR
NGRITJEN E QENDRËS SË EKSELENCËS NË FINANCË (CEF), BËRË NË BLED
MË 3.9.2013
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në m arrë-veshjen për ngritjen e Qendrës së Ekselencës në
Financë (CEF), bërë në Bled më 3.9.2013.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 14.4.2016
Shpallur me dekretin nr. 9552, datë 3.5.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
MARRËVESHJE
PËR NGRITJEN E QENDRËS SË EKSELENCËS NË FINANCË (CEF)
Palët Kontraktuese të kësaj marrëveshjeje,
duke njohur rëndësinë jetike të nevojës për reforma financiare publike dhe të një sistemi bankingu
qendror të qëndrueshëm në Evropën Juglindore dhe vendet e tjera;
duke qenë të vetëdijshme për nevojën e promovimit të standardeve ndërkombëtare në menaxhimin
e financave publike, bankingut qendror dhe fusha të tjera të administratës publike;
duke ndarë nevojën për të zgjeruar më tej bashkëpunimin në menaxhimin e financave publike dhe
sistemin e bankingut qendror;
me dëshirën për të zhvilluar shkëmbimin e njohurive, zhvillimin e kapaciteteve dhe asistencën teknike
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.