PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITETIT TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE”
Ligji nr. 38/2016, datë 14 prill 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 38/2016
- Data e miratimit
- 14 prill 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 77, 9 maj 2016
- Hyn në fuqi
- 24 maj 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2016-05-09
LIGJ
Nr. 38/2016
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 138/2015
“PËR GARANTIMIN E INTEGRITETIT TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN,
EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE”
Në mbështetje të neneve 6/1, 81, pikat 1 dhe 2 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me
propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose
ushtrojnë funksione publike”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikat 1 dhe 2, fjalët “Për personat që parashikohen” zëvendësohen me fjalët “ Për
personat e dënuar për veprat penale që parashikohen”;
2. Në pikat 3 dhe 4, fjalët “Për personat që parashikohen” zëvendësohen me fjalët “ Për
personat e dënuar për kryerjen e një krimi që parashikohet”;
3. Pika 6 ndryshohet si më poshtë:
“6. Për personat e dëbuar sipas parashikimeve të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 2, të këtij
ligji, kohëzgjatja e ndalimit për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të funksionit është:
i) përjetë për dëbim, në lidhje me rastet e parashikuara nga neni 2, pika 1, shkronja “a”;
ii) 20 vjet për dëbim, në lidhje me rastet e parashikuara nga neni 2, pika 1, shkronja “b”;
iii) 10 vjet për dëbim, në lidhje me rastet e parashikuara nga neni 2, pika 1, shkronja “c”,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.