Ligj

PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 43/2016, datë 21 prill 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 12 shtator 2024.

Numri
43/2016
Data e miratimit
21 prill 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 118, 24 prill 2016
Hyn në fuqi
9 maj 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 118, datë 2016-04-24

LIGJ

Nr. 43/2016

PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE NË REPUBLIKËN

E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 4, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj përcakton rregullat dhe procedurat e lidhjes dhe përfundimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me konventën e Vjenës “Për të drejtën e traktateve”, 1969, aderuar me ligjin nr. 8696, datë 23.11.2000, dhe konventën e Vjenës “Për të drejtën e traktateve” ndërmjet shteteve dhe organizatave ndërkombëtare ose ndërmjet organizatave ndërkombëtare, 1986, aderuar me ligjin nr. 18/2014, datë 27.2.2014.

Neni 2

Objekti

Ky ligj zbatohet për të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe, të lidhura në formë të shkruar, sipas së drejtës ndërkombëtare publike, pavarësisht nga emërtimi i tyre, ndërmjet institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve të shteteve të tjera ose organizatave ndërkombëtare.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a) “Alternat” është përparësia e renditjes së palëve në tekstin e një marrëveshjeje ndërkombëtare, ku në dosjen e marrëveshjes së secilës palë emri i saj shfaqet i pari në raport me palën tjetër.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 12 shtator 2024 · 101/2024 · Për një shtesë në ligjin nr. 43/2016, "Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.