PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9355, DATË 10.3.2005, “PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 44/2016, datë 21 prill 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 44/2016
- Data e miratimit
- 21 prill 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 77, 9 maj 2016
- Hyn në fuqi
- 24 maj 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2016-05-09
LIGJ
Nr. 44/2016
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9355, DATË 10.3.2005,
“PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar,
bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pikat 6, 7 dhe 11 ndryshohen si më poshtë:
“6. Bashki/njësi administrative” është institu -cioni, nën juridiksionin e të cilit subjektet
përfituese, sipas këtij ligji, ushtrojnë të drejtën për të kërkuar kompensimin e të ardhurave
materiale ose/dhe monetare, të cilat u mungojnë plotësi sht ose pjesërisht, si dhe shërbime
shoqërore.
7. “Administrator shoqëror” është nëpunësi civil i organeve të pushtetit vendor, i cili
vlerëson, verifikon e administron procesin dhe dokumentacionin për aplikimin e përfitimin e
ndihmës ekonomike, pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ofrimin e shërbimeve shoqërore për
individët në nevojë, nëpërmjet përdorimit të regjistrit elektronik kombëtar.
11. “Familje në nevojë” është familja që nuk ka të ardhura ose ka të ardhura të
pamjaftueshme nga programi i mbrojtjes sociale, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të
ardhura të tjera.”.
2. Pika 12 shfuqizohet.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.