PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 091, DATË 5.3.2009, “PËR AUDITIMIN LIGJOR, ORGANIZIMIN E PROFESIONIT TË EKSPERTIT KONTABËL TË REGJISTRUAR DHE TË KONTABILISTIT TË MIRATUAR”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 47/2016, datë 28 prill 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 47/2016
- Data e miratimit
- 28 prill 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 84, 19 maj 2016
- Hyn në fuqi
- 3 qershor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2016-05-19
LIGJ
Nr. 47/2016
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 091, DATË 5.3.2009, “PËR AUDITIMIN LIGJOR, ORGANIZIMIN E PROFESIONIT TË EKSPERTIT KONTABËL TË REGJISTRUAR DHE TË KONTABILISTIT TË MIRATUAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë:
Neni 1
Titulli i ligjit ndryshohet si më poshtë:
“Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”.
Neni 2
Në nenin 2 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. “Auditim ligjor” është një auditim i pavarur i pasqyrave financiare vjetore, individuale dhe/ose të konsoliduara, nëse:
a) kërkohet nga ky ligj;
b) kërkohet nga ligje të tjera;
c) kryhet në mënyrë vullnetare, me kërkesë të ortakëve/aksionarëve të njësive ekonomike të biznesit ose nga palë të tjera të interesuara, kur për auditimin ligjor zbatohen standarde dhe kërkesa të legjislacionit, të barasvlershme me ato që kërkohen për një auditim ligjor, sipas shkronjës “a” të kësaj pike.”.
2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.