PËR SHËRBIMIN E MBROJTJES SË BIMËVE
Ligji nr. 9362, datë 24 mars 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 9362
- Data e miratimit
- 24 mars 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 3 maj 2005
- Hyn në fuqi
- 18 maj 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2005-05-03
LIGJ
Nr.9362, datë 24.3.2005
PËR SHËRBIMIN E MBROJTJES SË BIMËVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është:
a) të mbrojë bimët dhe produktet bimore nga parazitët;
b) të parandalojë hyrjen dhe përhapjen e parazitëve në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) të mbrojë shëndetin e njerëzve, të kafshëve, si dhe mjedisin nga përdorimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve;
ç) të garantojë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së bimëve.
Neni 2
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptohen:
1. “Inspektor” është inspektori i mbrojtjes së bimëve dhe karantinës.
2. “Parazit” është dëmtuesi, sëmundja dhe barërat e këqija, të dëmshme ose potencialisht të dëmshme për bimët dhe produktet bimore.
3.“Parazit karantinor” është një parazit i rrezikshëm, me ndikim të rëndësishëm ekonomik, që nuk është vërejtur ose është vërejtur në vendin tonë, por nuk është i përhapur gjerësisht.
4. “Produkt për mbrojtjen e bimëve (PMB)” është çdo produkt që përmban një ose më shumë lëndë vepruese, i cili përdoret:
a) për mbrojtjen e bimëve dhe të produkteve bimore nga parazitët ose për parandalimin e veprimit të tyre;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 24 prill 2008 · 9908 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9362, datë 24.3.2005 “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve
- 14 shkurt 2013 · 71/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9362, datë 24.3.2005 “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.