Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
Ligji nr. 84/2026, datë 23 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 84/2026
- Data e miratimit
- 23 korrik 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 175, 6 gusht 2026
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 175, datë 2026-08-06
LIGJ
Nr. 84/2026
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9251, DATË 8.7.2004,
“KODI DETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një
deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen
këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
1. Kudo në ligj ku është përdorur emërtimi “Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit”
zëvendësohet me emërtimin “ministri përgjegjës për transportin”.
2. Kudo në ligj ku është përdorur emërtimi “Kapiteneria e Përgjithshme e Porteve” zëvendësohet
me emërtimin “Administrata Detare.”.
Neni 2
Në nenin 6 bëhet ndryshimi dhe shtesat, si më poshtë:
a) Titulli i nenit ndryshohet dhe titullohet “Përkufizime”;
b) Pas pikës 4 shtohen pikat 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14 dhe 15 me këtë përmbajtje:
“5. “Administrata Detare” është autoriteti kompetent shtetëror i Republikës së Shqipërisë,
përgjegjës për zbatimin, monitorimin dhe sigurimin e përputhshmërisë me instrumentet detare
ndërkombëtare të miratuara nga Organizata Ndërkombëtare Detare, përfshirë Kodin për Zbatimin e
Instrumenteve të IMO-s (III Code), në ushtrimin e funksioneve të shtetit të flamurit, shtetit portual
dhe shtetit bregdetar.
6. “Autoritet Portual” është autoriteti publik i krijuar me ligj për administrimin, zhvillimin dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.