PËR VULLNETARIZMIN
Ligji nr. 45/2016, datë 28 prill 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 45/2016
- Data e miratimit
- 28 prill 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 92, 31 maj 2016
- Hyn në fuqi
- 15 qershor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 92, datë 2016-05-31
LIGJ
Nr. 45/2016
PËR VULLNETARIZMIN
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
deputeteve Kejdi Mehmetaj dhe Silva Caka,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton parimet kryesore, si dhe kushtet dhe kriteret për kryerjen e
vullnetarizmit në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj synon rregullimin ligjor të vullne -tarizmit, me qëllim rritjen e angazhimit qytetar
dhe rritjen e pjesëmarrjes së individëve në jetën sociale për përmirësimin e cilësisë së jetës në
komunitet, si dhe zhvillimin e vlerave të solida-ritetit njerëzor.
Neni 3
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për të gjitha subjektet që kryejnë, përfitojnë ose ofrojnë vullnetarizëm
në Republikën e Shqipërisë.
2. Ky ligj nuk zbatohet për:
a) kryerjen e punëve ose shërbimeve që një person është i detyruar t’i kryejë për një
person tjetër, sipas legjislacionit në fuqi dhe që nuk janë objekt i këtij ligji;
b) kryerjen e punëve ose shërbimeve që janë të zakonshme në familje, shoqëri apo në
marrëdhëniet e fqinjësisë;
c) dhurimin e gjakut;
ç) realizimin e detyrimeve të caktuara me vendim gjykate të formës së prerë.
Neni 4
Vullnetarizmi
1. Vullnetarizmi është investimi me vullnet të lirë i kohës, njohurive dhe aftësive për
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.