PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË KUVAJTIT PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK ARAB PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I RRUGËS SË LUMIT TË VLORËS”
Ligji nr. 50/2016, datë 5 maj 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 50/2016
- Data e miratimit
- 5 maj 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 84, 19 maj 2016
- Hyn në fuqi
- 3 qershor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2016-05-19
LIGJ
Nr. 50/2016
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË KUVAJTIT PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK ARAB
PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I RRUGËS SË LUMIT TË VLORËS”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për
Zhvillimin Ekonomik Arab për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së lumit të Vlorës”, sipas tekstit
bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 5.5.2016
Shpallur me dekretin nr. 9601, datë 16.5.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
ORIGJINALI: ARABISHT
HUAJA NR. .............
MARRËVESHJE HUAJE
PROJEKTI I REHABILITIMIT TË RRUGËS SË LUMIT TË VLORËS
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË KUVAJTIT PËR ZHVILLIMIN
EKONOMIK ARAB
DATË: ... . .... .2015
Marrëveshje, datë --------- ndërmjet Republikës së Shqipërisë (më poshtë i referuar si Huamarrësi) dhe
Fondit Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab (në vijim i referuar si Fondi).
Kur Huamarrësi ka kërkuar Fondin për të ndihmuar në financimin e Projektit të Rehabilitimit të Rrugës
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.