PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9385, DATË 4.5.2005, “PËR PYJET DHE SHËRBIMIN PYJOR”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 48/2016, datë 5 maj 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 48/2016
- Data e miratimit
- 5 maj 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 84, 19 maj 2016
- Hyn në fuqi
- 3 qershor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 84, datë 2016-05-19
LIGJ
Nr. 48/2016
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9385, DATË 4.5.2005,
“PËR PYJET DHE SHËRBIMIN PYJOR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në të gjithë ligjin:
- emërtimi “Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave” zëvendësohet me emërtimin “ministri përgjegjës për pyjet”;
- emërtimi “Ministria e Pyjeve dhe Admini-strimit të Ujërave” zëvendësohet me emërtimin “ministria përgjegjëse për pyjet”;
- togfjalëshi “njësi e qeverisjes vendore” zëvendësohet me fjalën “bashki”;
- emërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor” zëvendësohet me togfjalëshin “drejtoria përkatëse pranë ministrisë përgjegjëse për pyjet”;
- emërtimi “drejtori rajonale e shërbimit pyjor” zëvendësohet me emërtimin “struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki”.
Neni 2
Në nenin 1, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Nuk janë objekt i këtij ligji zonat e mbrojtura, fauna e egër, si dhe bimët mjekësore eterovajore e tanifere natyrore, të cilat rregullohen sipas legjislacionit të perkatës në fuqi.”.
Neni 3
Në nenin 2, pika 10 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.