Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9693, DATË 19.3.2007, “PËR FONDIN KULLOSOR”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 49/2016, datë 5 maj 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
49/2016
Data e miratimit
5 maj 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 92, 31 maj 2016
Hyn në fuqi
15 qershor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 92, datë 2016-05-31

LIGJ

Nr. 49/2016

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9693, DATË 19.3.2007,

“PËR FONDIN KULLOSOR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

depu-tetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa

dhe ndryshime:

Neni 1

Në të gjithë ligjin:

- emërtimi “drejtori rajonale e shërbimit pyjor” zëvendësohet me emërtimin “struktura

përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki”;

- termi “komunë“ zëvendësohet me termin “bashki”;

- termi “kullotë komunale” zëvendësohet me termin “kullotë bashkiake”;

- termi “organe të qeverisjes vendore” zëvendësohet me termin “bashki”.

Neni 2

Në nenin 5, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Fondi kullosor, sipas pronësisë, ndahet në:

a) fond kullosor shtetëror, që përmbledh kullotat dhe livadhet në pronësi të bashkisë, në

territorin administrativ të së cilës ndodhen;

b) fond kullosor privat, që përmbledh kullotat dhe livadhet në pronësi private.”.

Neni 3

Në nenin 7, pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Bashkitë dhe pronarët privatë të kullotave e livadheve i japin ministrisë përgjegjëse

për kullotat dhe livadhet të dhëna të nevojshme për inventarizimin e kullotave që zotërojnë, në

përputhje me kërkesat e udhëzimit të përmendur në pikën 1 të këtij neni.”.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.