PËR SHOQËRITË E KURSIM-KREDITIT DHE UNIONET E TYRE
Ligji nr. 52/2016, datë 19 maj 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 52/2016
- Data e miratimit
- 19 maj 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 107, 15 qershor 2016
- Hyn në fuqi
- 30 qershor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2016-06-15
LIGJ
Nr. 52/2016
PËR SHOQËRITË E KURSIM-KREDITIT DHE UNIONET E TYRE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave, kritereve e kushteve për krijimin, organizimin,
mbikëqyrjen dhe likuidimin e shoqërive të kursim-kreditit, dhe i unioneve që krijohen nga organizimi
vullnetar i shoqërive të kursim-kreditit.
Neni 2
Shoqëria e kursim-kreditit
1. Shoqëria e kursim-kreditit është një person juridik, i bazuar në organizimin vullnetar të
anëtarëve, të cilët depozitojnë paratë e tyre në shoqëri, për t’u përdorur prej saj për dhënie kredie
vetëm anëtarëve të shoqërisë së kursim-kreditit, me qëllim përmbushjen e nevojave apo interesave të
anëtarëve.
2. Shoqëria e kursim-kreditit ka stemën dhe vulën e saj, me shenjat përkatëse.
Neni 3
Përkufizime
I. Termat e mëposhtëm, të përdorur në këtë ligj, kanë këto kuptime:
1. “Administrator i falimentimit” është administratori i falimentimit, i përcaktuar në ligjin nr.
8901, datë 23.5.2002, “Për falimentimin”, i cili ushtron edhe detyrat e përgjegjësitë e përcaktuara në
këtë ligj.
2. “Agjencia e sigurimit të depozitave” është institucioni që funksionon në bazë të ligjit “Për
sigurimin e depozitave”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.