Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8528, datë 23.9.1999, “Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji”, të ndryshuar
Ligji nr. 53/2016, datë 19 maj 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 53/2016
- Data e miratimit
- 19 maj 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 107, 15 qershor 2016
- Hyn në fuqi
- 30 qershor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2016-06-15
LIGJ
Nr. 53/2016
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8528, DATË 23.9.1999,
“PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E TË USHQYERIT ME GJI”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8528, datë 23.9.1999, “Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji”, të
ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 2 bëhen këto shtesa:
a) Në shkronjën “ç” shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“- shishet ushqyese dhe biberonët.”.
b) Pas shkronjës “dh” shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje:
“e) “Tregtim” është promovimi, shpërndarja, shitja, reklama, marrëdhëniet me publikun dhe
informimi për zëvendësuesit e qumështit të gjirit.”.
Neni 2
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:
a) Pas fjalëve “vizuale në ekrane” shtohen fjalët “edhe nëpërmjet internetit e mediave
sociale”.
b) Pas fjalës “dhurata” shtohen fjalët “kampione të produkteve të caktuara”.
Neni 3
Në nenin 5, shkronja “a”, para fjalës “shes” shtohen fjalët “dhuroj ose”.
Neni 4
Në nenet 7, 8 e 9 shtohet, përkatësisht, një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Mënyra e paraqitjes, formati dhe përmbajtja e etiketimit të produkteve të përcaktuara në
këtë nen miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 5
Neni 11 riformulohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.