Ligj

PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË KONCESIONIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË KONCESIONARE “TIRANA AIRPORT PARTNERS” SHPK, PËR NDËRTIMIN, VËNIEN NË PUNË, OPERIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR “NËNË TEREZA”, TIRANË, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 9312, DATË 11.11.2004

Ligji nr. 55/2016, datë 19 maj 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
55/2016
Data e miratimit
19 maj 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 121, 29 qershor 2016
Hyn në fuqi
14 korrik 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 121, datë 2016-06-29

LIGJ

Nr. 55/2016

PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË KONCESIONIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË KONCESIONARE “TIRANA AIRPORT PARTNERS” SHPK, PËR NDËRTIMIN, VËNIEN NË PUNË, OPERIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR “NËNË TEREZA”, TIRANË, RATIFIKUAR ME LIGJIN

NR. 9312, DATË 11.11.2004

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet ndryshimi i marrëveshjes së koncesionit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë koncesio-nare “Tirana Airport Partners”, sh.p.k., për ndër-timin, vënien në punë, operimin dhe mirëmbajtjen e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë, ratifikuar me ligjin nr. 9312, datë 11.11.2004, sipas tekstit bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 19.5.2016

KRYETARI

Ilir Meta

NDRYSHIMI I MARRËVESHJES SË KONCESIONIT

TË LIDHUR NË DATËN 15 TETOR 2004, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT SHPK (NDRYSHIMI)

Lidhur më 1.4.2016, ndërmjet palëve të mëposhtme:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.