PËR MIRATIMIN E REZOLUTAVE NR. 612, “RRITJA SELEKTIVE E KAPITALIT AKSIONAR TË AUTORIZUAR PËR TË SHTUAR ZËRIN DHE PJESËMARRJEN E VENDEVE NË ZHVILLIM DHE VENDEVE NË TRANZICION (SCI)”, DHE NR. 613, “RRITJA E PËRGJITHSHME E KAPITALIT GCI”, TË VITIT 2010, TË KËSHILLIT TË GUVERNATORËVE TË BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD)
Ligji nr. 54/2016, datë 19 maj 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 54/2016
- Data e miratimit
- 19 maj 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 107, 15 qershor 2016
- Hyn në fuqi
- 30 qershor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2016-06-15
LIGJ
Nr. 54/2016
PËR MIRATIMIN E REZOLUTAVE NR. 612, “RRITJA SELEKTIVE E KAPITALIT AKSIONAR TË AUTORIZUAR PËR TË SHTUAR ZËRIN DHE PJESËMARRJEN
E VENDEVE NË ZHVILLIM DHE VENDEVE NË TRANZICION (SCI)”, DHE
NR. 613, “RRITJA E PËRGJITHSHME E KAPITALIT GCI”, TË VITIT 2010,
TË KËSHILLIT TË GUVERNATORËVE TË BANKËS NDËRKOMBËTARE
PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, dhe të nenit 14, të Konventës së Vjenës, “Për të drejtën e traktateve”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohen rezolutat nr. 612, “Rritja selektive e kapitalit aksionar të autorizuar për të shtuar zërin dhe pjesëmarrjen e vendeve në zhvillim dhe vendeve në tranzicion (SCI)”, dhe nr. 613, “Rritja e përgjithshme e kapitalit GCI”, të vitit 2010, të Këshillit të Guvernatorëve të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD).
Neni 2
Këshilli i Ministrave përcakton me vendim rregullat dhe autoritetin kompetent për realizimin e rritjes së përgjithshme të kapitalit të Republikës së Shqipërisë në Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD).
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 19.5.2016
Shpallur me dekretin nr. 9635 , datë 13.6.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
BANKA NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM
KËSHILLI I GUVERNATORËVE
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.