Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9936, DATË 26.6.2008, “PËR MENAXHIMIN E SISTEMIT BUXHETOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 57/2016, datë 2 qershor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
57/2016
Data e miratimit
2 qershor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 115, 23 qershor 2016
Hyn në fuqi
8 korrik 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2016-06-23

LIGJ

Nr. 57/2016

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9936, DATË 26.6.2008, “PËR

MENAXHIMIN E SISTEMIT BUXHETOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 157 dhe 159, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e

Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“4. “Njësi të qeverisjes së përgjithshme” janë tërësia e njësive të qeverisjes qendrore, vetë-

qeverisjes vendore dhe të fondeve speciale.”.

2. Pika 34 ndryshohet si më poshtë:

“34. “Menaxhimi financiar dhe kontrolli” është një sistem politikash, procedurash,

veprimtarish dhe kontrollesh, nëpërmjet të cilave burimet financiare janë planifikuar, drejtuar dhe

kontrolluar për të mundësuar dhe influencuar ofrimin me efikasitet dhe efektshmëri të shërbimeve

publike.”.

3. Pika 35 ndryshohet si më poshtë:

“35. “Kontroll i brendshëm financiar publik” është tërësia e sistemit të kontrollit të

brendshëm, që ushtrohet nga njësitë publike, për të garantuar se menaxhimi financiar dhe kontrolli i

njësive të sektorit publik është në përputhje me legjislacionin përkatës, kërkesat e buxhetit, si dhe me

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.