Për SINJALIZIMIN DHE MBROJTJEN E SINJALIZUESVE
Ligji nr. 60/2016, datë 2 qershor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 17 dhjetor 2020.
- Numri
- 60/2016
- Data e miratimit
- 2 qershor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 115, 23 qershor 2016
- Hyn në fuqi
- 8 korrik 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2016-06-23
LIGJ
Nr. 60/2016
PËR SINJALIZIMIN DHE MBROJTJEN E SINJALIZUESVE
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton rregullat për sinjalizimin e një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni nga sinjalizuesit në sektorin publik e privat, mekanizmat për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe detyrimet e autoriteteve publike e të subjekteve private në lidhje me sinjalizimin.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është:
a) parandalimi dhe goditja e korrupsionit në sektorin publik e privat;
b) mbrojtja e individëve që sinjalizojnë veprimet ose praktikat e dyshuara të korrupsionit në vendin e tyre të punës;
c) nxitja e sinjalizimit të veprimeve ose praktikave të dyshuara të korrupsionit.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Autoritet publik” ka të njëjtin kuptim me atë të dhënë në ligjin për të drejtën e informimit.
2. “Hakmarrje” është çdo veprim, i drejtpërdrejtë ose jo i drejtpërdrejtë, ose kërcënim, i kryer nga organizata, me natyrë diskriminuese, disiplinore ose që, në një formë tjetër të padrejtë, dëmton interesat e ligjshëm të sinjalizuesit dhe që rezulton nga sinjalizimi.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 17 dhjetor 2020 · 150/2020 · Për disa shtesa në ligjin nr. 60/2016, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.