Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 33/2014, “PËR MIRATIMIN E HUAMARRJES PREJ 295 420 000 SDR-SH, QË FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR I AKORDON SHQIPËRISË PËR PROGRAMIN 36-MUJOR TË NDIHMËS (EFF)”

Ligji nr. 56/2016, datë 2 qershor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
56/2016
Data e miratimit
2 qershor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 115, 23 qershor 2016
Hyn në fuqi
8 korrik 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2016-06-23

LIGJ

Nr. 56/2016

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 33/2014, “PËR MIRATIMIN E

HUAMARRJES PREJ 295 420 000 SDR-SH, QË FONDI MONETAR

NDËRKOMBËTAR I AKORDON SHQIPËRISË PËR PROGRAMIN 36-MUJOR TË

NDIHMËS (EFF)”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 156, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në aneksin nr.1, bashkëlidhur ligjit nr. 33/2014, “Për miratimin e huamarrjes prej 295 420

000 SDR-sh, që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë për programin 36 -mujor të

ndihmës (EFF)”, paragrafi i katërt ndryshohet si më poshtë:

“Komisioni i angazhimit aplikohet në çdo fillim periudhe 12-mujore, nga data e aprovimit të

huas në bordin e FMN-së, mbi shumat që parashikohet të tërhiqen gjatë kësaj periudhe. Norma e

këtij komisioni është 15 bp (0,15%) për shuma të angazhuara deri në vlerën 115% të kuotave të

anëtarësisë së Shqipërisë në FMN (që janë 139,3 milionë SDR), 30 bp (0,3%) për shuma të

angazhuara në vlerat 115% - 575% të kuotave, ndërsa për shuma të angazhuara që e kalojnë këtë

vlerë, norma e komisionit rritet në 60 bp (0,6%).”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 2.6.2016

Shpallur me dekretin nr. 9636, datë 14.6.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

ANEKSI 1

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.