Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 171/2014, “PËR PËRFUNDIMIN E PROCEDURAVE TË KALIMIT TË TOKËS BUJQËSORE TË ISH-NDËRMARRJEVE BUJQËSORE NË PRONËSI TË PËRFITUESVE”

Ligji nr. 63/2016, datë 2 qershor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
63/2016
Data e miratimit
2 qershor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 115, 23 qershor 2016
Hyn në fuqi
8 korrik 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2016-06-23

LIGJ

Nr. 63/2016

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 171/2014, “PËR PËRFUNDIMIN E

PROCEDURAVE TË KALIMIT TË TOKËS BUJQËSORE TË ISH-NDËRMARRJEVE

BUJQËSORE NË PRONËSI

TË PËRFITUESVE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 171/2014, “Për përfundimin e procedurave të kalimit të tokës bujqësore të ish-

ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, bëhet ndryshimi si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 6, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Afati për përfundimin e procedurave të kalimit të tokës bujqësore të ish -ndërmarrjeve

bujqësore në pronësi të përfituesve mbyllet në datën 31 dhjetor 2017.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 2.6.2016

Shpallur me dekretin nr. 9642, datë 14.6.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.