PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT TË GJUETISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 61/2016, datë 2 qershor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 61/2016
- Data e miratimit
- 2 qershor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 115, 23 qershor 2016
- Hyn në fuqi
- 8 korrik 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2016-06-23
LIGJ
Nr. 61/2016
PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT TË GJUETISË NË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e
gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie.
Neni 2
Objekti dhe fusha e veprimit
Ky ligj përcakton rregullat që do të zbatohen gjatë ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë së
gjuetisë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 3
Pezullimi i përdorimit të zonave të gjuetisë dhe pezullimi i gjuetisë në zonat
e mbarështimit të faunës së egër
1. Përdorimi i zonave të gjuetisë, të dhëna për këtë qëllim nëpërmjet ofertës publike, sipas
legjislacionit në fuqi për gjuetinë, pezullohet.
2. Kontratat për mbarështimin e faunës së egër janë të vlefshme, por edhe në këto zona, ku
mbarështohet fauna e egër, nuk mund të ushtrohet gjuetia deri në afatin e zbatimit të këtij ligji.
Neni 4
Përjashtim nga fusha e veprimit
1. Përjashtohen nga fusha e zbatimit të nenit 2 të këtij ligji:
a) gjuetia në rastet e konstatimit të mbi-popullimit të një lloji të faunës së egër, në zonat e
lejuara për gjueti dhe në rezervatet e mbarështimit, sipas legjislacionit në fuqi për gjuetinë;
b) gjuetia për qëllime kërkimore-shkencore.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.