PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9948, DATË 7.7.2008, “PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 62/2016, datë 2 qershor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 62/2016
- Data e miratimit
- 2 qershor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 115, 23 qershor 2016
- Hyn në fuqi
- 8 korrik 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2016-06-23
LIGJ
Nr. 62/2016
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9948, DATË 7.7.2008, “PËR
SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË
PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyr-timin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të
pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 17, fjalia e dytë, e shkronjës “e”, të pikës 1/1, ndryshohet si më poshtë:
“Afati i plotësimit të AMTP-ve përfundon në datën 31 dhjetor 2017.”.
Neni 2
Neni 18 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 18
Verifikimi i titujve të pronësisë, sipas dispozitave të këtij ligji, përfundon më 31 dhjetor
2017.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 2.6.2016
Shpallur me dekretin nr. 9641, datë 14.6.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bujar Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.