PËR RATIFIKIMIN E DOKUMENTIT TË NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË HUAS, TË RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 89/2013, “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË BURIMEVE UJORE DHE UJITJES”
Ligji nr. 58/2016, datë 2 qershor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 58/2016
- Data e miratimit
- 2 qershor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 115, 23 qershor 2016
- Hyn në fuqi
- 8 korrik 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2016-06-23
LIGJ
Nr. 58/2016
PËR RATIFIKIMIN E DOKUMENTIT TË NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES
SË HUAS, TË RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 89/2013, “PËR RATIFIKIMIN
E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË BURIMEVE UJORE DHE UJITJES”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet dokumenti i ndryshimit të marrëveshjes së huas, të ratifikuar me ligjin nr. 89/2013, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për projektin e burimeve ujore dhe ujitjes”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 2.6.2016
Shpallur me dekretin nr. 9638, datë 14.6.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
Banka Botërore BANKA NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM SHOQATA NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM | 1818 H Street N.W. Washington, D.C. 20433 SH.B.A. | (202) 473-1000 Adresa Kabllore Adresa kabllore: INDEVAS INTBAFRAD _____________2016
Sh.T.Z Shkëlqim Cani
Ministër i Financave
Ministria e Financave
Dëshmorët e Kombit
Nr. 4, Tiranë
Republika e Shqipërisë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.