PËR SHËRBIMET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 66/2016, datë 9 qershor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 66/2016
- Data e miratimit
- 9 qershor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 118, 24 prill 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 118, datë 2016-04-24
LIGJ
Nr. 66/2016
PËR SHËRBIMET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë parimet themelore dhe kriteret që garantojnë të drejtën e themelimit dhe të drejtën e ushtrimit të aktivitetit për ofruesit e shërbimeve në Republikën e Shqipërisë, duke garantuar cilësi të lartë të shërbimeve për përfituesit e tyre.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet për të gjitha shërbimet e ofruara në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim të:
a) shërbimeve joekonomike, me interes të përgjithshëm;
b) shërbimeve financiare, si shërbimet bankare, kreditimi, sigurimi e risigurimi, pensionet profesionale e personale, letrat me vlerë, fondet e investimeve, pagesat dhe këshillimi për investimet, përfshirë shërbimet financiare të listuara në shkronjën “B” të aneksit IV të Marrë-veshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri;
c) shërbimeve e rrjeteve të komunikimit elektronik, si dhe objekteve të lidhura me to, në lidhje me çështjet që mbulon ligji për komunikimet elektronike;
ç) shërbimeve në fushën e transportit, përfshirë transportin rrugor, hekurudhor, detar dhe ajror;
d) shërbimeve të agjencive të punësimit të përkohshëm;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.