PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT TË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT VERIOR PËR ADERIMIN E MALIT TË ZI
Ligji nr. 67/2016, datë 23 qershor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 67/2016
- Data e miratimit
- 23 qershor 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 126, 11 korrik 2016
- Hyn në fuqi
- 26 korrik 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 126, datë 2016-07-11
LIGJ
Nr. 67/2016
PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT TË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT VERIOR
PËR ADERIMIN E MALIT TË ZI
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet protokolli i Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi, sipas tekstit
bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 23.6.2016
Shpallur me dekretin nr. 9678, datë 4.7.2016 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bujar Nishani
PROTOKOLL I TRAKTATIT TË ATLANTIKUT VERIOR
PËR ADERIMIN E MALIT TË ZI
Palët e Traktatit të Atlantikut Verior kanë nënshkruar në Uashington më 4 prill 1949.
Duke qenë të bindura se siguria e zonës së Atlantikut Verior do të rritet me aderimin e Malit të Zi në
këtë Traktat,
bien dakord si më poshtë vijon:
Neni 1
Me hyrjen në fuqi të këtij Protokolli, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlan-
tikut Verior, i njofton Qeverisë së Malit të Zi, në emër të të gjitha Palëve, ftesën për t’u pranuar në
Traktatin e Atlantikut Verior. Në përputhje me nenin 10 të Traktatit, Mali i Zi bëhet Palë në datën
kur depoziton instrumentin e saj të aderimit te qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.