Ligj

PËR ZEJTARINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 70/2016, datë 30 qershor 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
70/2016
Data e miratimit
30 qershor 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 130, 15 korrik 2016
Hyn në fuqi
30 korrik 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 130, datë 2016-07-15

LIGJ

Nr. 70/2016

PËR ZEJTARINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj rregullon ushtrimin e veprimtarisë zejtare në Republikën e Shqipërisë, kualifikimin profesional

në këtë fushë, si dhe organizimin e subjekteve zejtare nëpërmjet krijimit të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i ligjit është nxitja e zhvillimit të zejtarisë nëpërmjet mbrojtjes së interesave të zejtarëve dhe

konsumatorëve të produkteve e të shërbimeve të zejtarisë, si dhe mbështetja për zhvillimin e kualifikimit

profesional në këtë fushë.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Dhoma Kombëtare e Zejtarisë” është personi juridik që organizohet dhe vepron sipas

këtij ligji.

2. “Organet e administratës qendrore dhe vendore” janë organet testuese dhe inspektuese të

fushave të ndryshme, të lidhura me zejtarinë, që operojnë në treg, në bazë të kompetencave të

përcaktuara në ligjet përkatëse.

3. “Regjistri i subjekteve zejtare” është regjistri që mban Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, në të

cilin regjistrohen personat fizikë dhe juridikë, që ushtrojnë veprimtari zejtare në territorin e

Republikës së Shqipërisë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.