Ligj

PËR KONTROLLIN KUFITAR

Ligji nr. 71/2016, datë 7 korrik 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 5 mars 2020.

Numri
71/2016
Data e miratimit
7 korrik 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 133, 20 korrik 2016
Hyn në fuqi
4 gusht 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 133, datë 2016-07-20

LIGJ

Nr. 71/2016

PËR KONTROLLIN KUFITAR1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat për regjimin e kontrollit kufitar të personave që kalojnë kufirin

shtetëror të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Kontroll kufitar” është veprimtaria që kryhet në përputhje dhe për qëllim të këtij ligji në

kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë, si përgjigje posaçërisht ndaj një synimi për të kaluar ose

aktit të kalimit të kufirit, pavarësisht nga rrethanat dhe që përbëhet nga verifikimi kufitar e mbikëqyrja

kufitare.

2. “Mbikëqyrje kufitare” është mbikëqyrja që kryhet në segmentet e kufirit shtetëror midis

pikave të kalimit kufitar dhe mbikëqyrja që kryhet në pikën e kalimit kufitar, jashtë orarit zyrtar, me

qëllim që personat të mos shmangin verifiki met kufitare. Segmentet e kufirit shtetëror përfshijnë,

gjithashtu, ujërat e brendshme dhe ujërat territoriale.

3. “Pikë e kalimit kufitar” është çdo vend kalimi, i autorizuar nga autoritetet kompetente, për

kalimin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë.

4. “Pikë e përbashkët e kalimit kufitar” është çdo pikë e kalimit kufitar, e vendosur në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 5 mars 2020 · 22/2020 · Për disa shtesa në ligjin nr. 71/2016, “Për kontrollin kufitar”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.