PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË PARISIT, NË KUADËR TË KONVENTËS KUADËR TË KOMBEVE TË BASHKUARA, PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE
Ligji nr. 75/2016, datë 14 korrik 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 75/2016
- Data e miratimit
- 14 korrik 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 146, 5 gusht 2016
- Hyn në fuqi
- 20 gusht 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2016-08-05
LIGJ
Nr. 75/2016
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË PARISIT, NË KUADËR TË KONVENTËS KUADËR TË KOMBEVE TË BASHKUARA, PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Marrëveshja e Parisit, në kuadër të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara, për ndryshimet klimatike, bërë në Paris më 12.12.2015, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 14.7.2016
Shpallur me dekretin nr. 9710, datë 1.8.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
MARRËVESHJA E PARISIT
Palët e kësaj Marrëveshjeje,
duke qenë Palë të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës, më poshtë e referuar si “Konventa”;
në zbatim të Platformës Durban për Veprim të Përmirësuar, të krijuar nga vendimi 1/CP.17 të Konferencës së Palëve për Konventën në sesionin e saj të shtatëmbëdhjetë;
në ndjekje të objektivit të Konventës dhe e udhëhequr nga parimet e saj, duke përfshirë parimin e barazisë dhe përgjegjësitë e përbashkëta, por përgjegjësitë/kapacitetet e diferencuara përkatëse në bazë të rrethanave të ndryshme kombëtare;
duke njohur nevojën për një reagim efektiv dhe progresiv ndaj kërcënimit urgjent të ndryshimit të klimës në bazë të njohurive shkencore më të mira të disponueshme;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.