Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 108/2013 “PËR TË HUAJT”

Ligji nr. 74/2016, datë 14 korrik 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
74/2016
Data e miratimit
14 korrik 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 146, 5 gusht 2016
Hyn në fuqi
20 gusht 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2016-08-05

LIGJ

Nr. 74/2016

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 108/2013

“PËR TË HUAJT”

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 108/2013 “Për të huajt” bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në pikën 3 dhe kudo ku është përdorur në ligj, termi “largim me forcë” zëvendësohet me fjalën “largim”;

2. Pika 9 ndryshohet si më poshtë:

“9. “Punëtor stinor” është i huaji, i cili e ka vendbanimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por, përkohësisht, qëndron ligjërisht në territorin e saj, për të kryer një aktivitet të punës stinore, në bazë të një ose më shumë kontratave të punës, me kohë të përcaktuar, të lidhura ndërmjet të huajit dhe punëdhënësit, i cili ndodhet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.”.

3. Pika 11 ndryshohet si më poshtë:

“11. “Personeli kyç” janë të huajt, sipas katego-rive të mëposhtme:

a) “vizitorë biznesi” janë personat fizikë, të cilët punojnë në një pozicion drejtues brenda një personi juridik dhe janë përgjegjës për ngritjen e një aktiviteti tregtar. Ata nuk angazhohen në transaksione të drejtpërdrejta me publikun e gjerë dhe nuk marrin shpërblim nga një burim që ndodhet brenda palës pritëse;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.