PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR. 9232, DATË 13.5.2004, “PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 73/2016, datë 14 korrik 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 73/2016
- Data e miratimit
- 14 korrik 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 146, 5 gusht 2016
- Hyn në fuqi
- 20 gusht 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2016-08-05
LIGJ
Nr. 73/2016
PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR. 9232, DATË 13.5.2004,
“PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar, bëhen
ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 39/1 bëhen ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:
a) Në pikën 5 hiqet togfjalëshi “Ujëmbledhësi i Bovillës”.
b) Pas pikës 5 shtohet pika 5/1 me këtë përmbajtje:
“5/1. Për objektet e ndërtuara për familjet e shpërngulura nga ndërtimi i Ujëmbledhësit të
Bovillës, kalimi i së drejtës së pronësisë mbi objektin dhe truallin realizohet pa pagesë nga
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.
Këshilli i Ministrave përcakton, me vendim, procedurat dhe afatet që ndiqen nga ALUIZNI
për kalimin e së drejtës së pronësisë.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 14.7.2016
Shpallur me dekretin nr. 9708, datë 1.8.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.