Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8417, DATË 21.10.1998, “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 76/2016, datë 22 korrik 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
76/2016
Data e miratimit
22 korrik 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 138, 27 korrik 2016
Hyn në fuqi
11 gusht 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 138, datë 2016-07-27

LIGJ

Nr. 76/2016

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8417, DATË 21.10.1998,

“KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 83, pika 1, dhe 177, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e më

shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Neni 43 ndryshohet si vijon:

“Kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë,

përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj për kundërvajtje të lehta penale, për çështje civile ose

administrative me rëndësi ose vlerë të vogël, në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 17 të

Kushtetutës.”.

Neni 2

Në nenin 73, paragrafi 3 ndryshohet si vijon:

“3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose

menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Prokurori i Përgjithshëm ose Drejtuesi i Prokurorisë së

Posaçme njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për

heqjen e masës.”.

Neni 3

Neni 124 ndryshohet si vijon:

“Neni 124

1. Gjykata Kushtetuese zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin

përfundimtar të Kushtetutës.

2. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.