PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS NDËRMJET SHTETIT SHQIPTAR DHE KOMPANISË “STAR BRIDGE PORT DEVELOPMENTS LIMITED”, ME OBJEKT PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE MENAXHIMIN E PORTIT TË KARPENIT, ZONËS MBËSHTETËSE TË PORTIT DHE ASAJ EKONOMIKE
Ligji nr. 77/2016, datë 22 korrik 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 77/2016
- Data e miratimit
- 22 korrik 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 154, 16 gusht 2016
- Hyn në fuqi
- 31 gusht 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 154, datë 2016-08-16
LIGJ
Nr. 77/2016
PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIMIN DHE
LIDHJEN E KONTRATËS NDËRMJET SHTETIT SHQIPTAR DHE KOMPANISË
“STAR BRIDGE PORT DEVELOPMENTS LIMITED”, ME OBJEKT PROJEKTIMIN,
NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE MENAXHIMIN E PORTIT TË
KARPENIT, ZONËS MBËSHTETËSE TË PORTIT DHE ASAJ EKONOMIKE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton proc edurën e veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet
shtetit shqiptar dhe kompanisë “Star Bridge Port Developments Limited”, me objekt projektimin,
ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhi-min e portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit
dhe asaj ekonomike.
Neni 2
Procedura e negocimit
Procedura e negocimit për lidhjen e kontratës ndiqet nga Komisioni i Negocimit të
Kontratës, i kryesuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Treg tisë dhe Sipërmarrjes,
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë, me anëtarë,
përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë dhe Avokaturës së Shtetit, i cili fillon
negociatat brenda afatit prej 45 ditësh nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Komisioni i Negocimit të Kontratës asistohet nga një konsulent i huaj, i cili bën vlerësimet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.