Ligj

Për grupimet ekonomike me interes evropian

Ligji nr. 76/2026, datë 23 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
76/2026
Data e miratimit
23 korrik 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 175, 6 gusht 2026
Hyn në fuqi
21 gusht 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 175, datë 2026-08-06

LIGJ

Nr. 76/2026

PËR GRUPIMET EKONOMIKE ME INTERES EVROPIAN1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Themelimi dhe personaliteti juridik i grupimit

1. Grupimet ekonomike me interes evropian formohen sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara

në këtë ligj.

2. Personat që synojnë të formojnë një grupim ekonomik me interes evropian duhet të lidhin një

kontratë dhe të kryejnë regjistrimin e parashikuar në nenin 6 të këtij ligji.

3. Grupimi i formuar në këtë mënyrë nga data e regjistrimit të tij, siç parashikohet në nenin 6 të

këtij ligji, ka personalitet juridik të ndarë nga anëtarët e tij dhe aftësinë të ketë të drejta dhe detyrime,

të lidhë kontrata ose të kryejë aktivitete të tjera ligjore, si dhe të padisë e të paditet.

Neni 2

Ligji i zbatueshëm dhe përkufizime

1. Ligji i zbatueshëm për kontratën për themelimin e grupimit ekonomik me interes evropian, me

përjashtim të çështjeve që kanë të bëjnë me statusin juridik ose aftësinë juridike të personave të tyre

fizikë (person fizik tregtar ose individin sipas kontekstit) ose juridikë dhe organizimin e brendshëm

të grupimit, është ligji shqiptar, nëse adresa zyrtare e grupimit, siç përcaktohet në kontratën e

themelimit, ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë.

2. Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.