Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”
Ligji nr. 86/2026, datë 23 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 86/2026
- Data e miratimit
- 23 korrik 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 173, 6 gusht 2026
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 173, datë 2026-08-06
LIGJ
Nr. 86/2026
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 093, DATË 9.3.2009,
“PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN
E SHOQËRISË CIVILE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për
Mbështetjen e Shoqërisë Civile” bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Pika 4 e nenit 2 ndryshohet si më poshtë:
“4. Statuti i AMSHC-së miratohet nga Këshilli i Ministrave me propozim të bordit mbikëqyrës, i
cili vendimin e përcjell nëpërmjet ministrit përgjegjës për mirëqenien sociale.”.
Neni 2
Në pikën 4 të nenit 8 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë:
“Organizatat e shoqërisë civile, të regjistruara sipas ligjit, kanë të drejtë t’i dërgojnë propozimet
për përfaqësim në bordin mbikëqyrës pranë ministrit përgjegjës për mirëqenien sociale, i cili ia
propozon ato Këshillit të Ministrave”.
2. Pas fjalisë së dytë shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
“Anëtarët e bordit mbikëqyrës, përfaqësues të institucioneve të administratës publike qendrore,
propozohen në Këshillin e Ministrave nga ministri përgjegjës për mirëqenien sociale.”.
Neni 3
Në nenin 9 bëhen këto ndryshime:
1. Shkronja “f” shfuqizohet.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.