PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 82/2016, datë 25 korrik 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 82/2016
- Data e miratimit
- 25 korrik 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 151, 11 gusht 2016
- Hyn në fuqi
- 26 gusht 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 151, datë 2016-08-11
LIGJ
Nr. 82/2016
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin
e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen
këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 55, paragrafi i dytë, i ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, “Për disa ndryshime dhe shtesa
në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë””, shfuqizohet.
Neni 2
Neni 278 riformulohet si më poshtë:
“Neni 278
Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit
Mbajtja e armëve, e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër
të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompe-
tente shtetërore, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Mbajtja e municioneve luftarake, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, përbën kundër-vajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
Mbajtja e armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga
një deri në tre vjet.
Mbajtja e armëve shpërthyese ose lëndëve plasëse në banesë, pa lejen e organeve kompetente
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.