PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME
Ligji nr. 81/2016, datë 25 korrik 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 16 shkurt 2017.
- Numri
- 81/2016
- Data e miratimit
- 25 korrik 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 146, 5 gusht 2016
- Hyn në fuqi
- 20 gusht 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2016-08-05
LIGJ
Nr. 81/2016
PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme për individët
1. Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë që, nga data e
hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në datën 28 shkurt 2017, të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën
e tregut.
2. Ky r i vlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së
paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të
paluajtshme.
3. Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë
aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të
ekspertit.
4. Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme përllogarisin:
a) bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së pasqyruar në akt
ekspertimi, e cila nuk mund të jetë më e vogël se çmimet minimale fiskale, dhe vlerës së pasurisë të
aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar për të cilën është paguar tatimi;
b) tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 16 shkurt 2017 · 14/2017 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 81/2016 “PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.