Ligj

PËR ZHVILLIMIN DHE PJESËMARRJEN E FORCAVE USHTARAKE TË BRITANISË SË MADHE NË STËRVITJEN E PËRBASHKËT “ALBANIAN LION 2016”

Ligji nr. 78/2016, datë 25 korrik 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
78/2016
Data e miratimit
25 korrik 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 146, 5 gusht 2016
Hyn në fuqi
20 gusht 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2016-08-05

LIGJ

Nr. 78/2016

PËR ZHVILLIMIN DHE PJESËMARRJEN E FORCAVE USHTARAKE TË

BRITANISË SË MADHE NË STËRVITJEN E PËRBASHKËT “ALBANIAN LION

2016”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave ushta- rake të Britanisë së Madhe në stërvitjen e

përbashkët “Albanian Lion 2016”, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh.

Neni 2

Lejimin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të 1 500 (një mijë e pesëqind)

trupave ushtarake të Britanisë së Madhe, pjesëmarrës në stërvitje.

Neni 3

Qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve joluftarake të evakuimit,

nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale

për veprimtaritë në tokë.

Neni 4

Stërvitja “Albanian Lion 2016” zhvillohet në periudhën 17 shtator – 8 tetor 2016, në

gadi-shullin e Karaburunit, ishullin e Sazanit, bazën e Porto- Palermos, bazën ajrore Kuçovë dhe

Rinas, Bizë, kepi i Palit, Zall-Herr, si dhe në rrugëka-limet ajrore e tokësore për në këto rajone.

Neni 5

Në këtë stërvitje angazhohen 1 500 (një mijë e pesëqind) trupa ushtarake të Britanisë së

Madhe, 4 (katër) anije luftarake 1 (një) helikoptermbaj -tëse, 1 (një) fregatë dhe 2 (dy) anije

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.