Ligj

PËR RIVLERËSIMIN KALIMTAR TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 84/2016, datë 30 gusht 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
84/2016
Data e miratimit
30 gusht 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 180, 23 shtator 2016
Hyn në fuqi
23 shtator 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 180, datë 2016-09-23

LIGJ

Nr. 84/2016

PËR RIVLERËSIMIN KALIMTAR TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 81, 83, pika 1, dhe 179/b, pika 10, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të posaçme për rivlerësimin kalimtar të të gjithë subjekteve të rivlerësimit për të garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës, pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi, sipas parashikimeve të nenit 179/b të Kushtetutës.

Neni 2

Objekti

Ky ligj përcakton:

1. Parimet e organizimit të procesit të rivlerë-simit për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.

2. Metodologjinë, procedurat dhe standardet e rivlerësimit.

3. Organizimin dhe funksionimin e institu-cioneve të rivlerësimit.

4. Rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Moni-torimit, të organeve të tjera shtetërore dhe të publikut në procesin e rivlerësimit.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Ditë” nënkupton ditë kalendarike që llogariten sipas rregullave të përcaktuara në nenin 56 të Kodit të Procedurave Administrative.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.