Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN EVROPIANE TË PEIZAZHEVE

Ligji nr. 87/2016, datë 8 shtator 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
87/2016
Data e miratimit
8 shtator 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 177, 23 shtator 2016
Hyn në fuqi
8 tetor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 177, datë 2016-09-23

LIGJ

Nr. 87/2016

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN

EVROPIANE TË PEIZAZHEVE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën Evropiane të Peizazheve, bërë në Firence, më 20 tetor 2000.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 8.9.2016

Shpallur me dekretin nr. 9747, datë 16.9.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Seria e Traktateve Evropiane - nr. 176

KONVENTA EVROPIANE

E PEIZAZHEVE

Firence, 20.X.2000

Hyrje

Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, nënshkruese të kësaj Konvente,

duke pasur parasysh se qëllimi i Këshillit të Evropës është të arrijë një bashkim më të ngushtë midis anëtarëve të tij, me qëllim që të ruajë dhe të realizojë idealet dhe parimet që janë trashëgimi e tyre e përbashkët, dhe se ky qëllim është ndjekur në veçanti nëpërmjet marrëveshjeve në fushat ekonomike e shoqërore;

të interesuar për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm të mbështetur në një marrëdhënie të balancuar dhe harmonike midis nevojave shoqërore, veprimtarisë ekonomike dhe mjedisit;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.