Akt normativ

PËR LEJIMIN E KESH, SHA-SË, TË MARRË PJESË NË ANKANDET E BLERJES SË KAPACITETEVE TRANSMETUESE DHE TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Akti normativ nr. 2/2005, datë 10 nëntor 2005, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
2/2005
Data e miratimit
10 nëntor 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 43-e, 6 qershor 2010
Hyn në fuqi
6 qershor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 43-e, datë 2010-06-06

AKT NORMATIV

Nr.2, datë 10.11.2005

PËR LEJIMIN E KESH, SHA-SË, TË MARRË PJESË NË ANKANDET E BLERJES SË

KAPACITETEVE TRANSMETUESE DHE TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë,

Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Lejimin e KESH, sha -së të marrë pjesë në ankandet e blerjes së kapaciteteve

transmetuese, për transmetimin e energjisë elektrike, sipas kërkesave dhe procedurave të kërkuara

nga shoqëritë, që organizojnë këto ankande apo shesin kapacitete transmetuese.

Neni 2

Lejimin e KESH sha-së, të marrë pjesë në ankandet për blerjen e energjisë elektrike, sipas

kërkesave dhe procedura ve të kërkuara nga shoqëritë, që organizojnë këto ankande apo shesin

energjinë elektrike, për sasinë deri në 600 milionë kwh në vit.

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.