PËR RATIFIKIMIN E Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Qeverisë së Republikës ItaliANE, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, për realizimin e Programit për Përgatitjen e Studimeve të fizibilitetit dhe projektimit në nivel përfundimtar, si dhe studimin e impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave
Ligji nr. 86/2016, datë 8 shtator 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 86/2016
- Data e miratimit
- 8 shtator 2016
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 177, 23 shtator 2016
- Hyn në fuqi
- 8 tetor 2016
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 177, datë 2016-09-23
LIGJ
Nr. 86/2016
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS, DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR, PËR REALIZIMIN E PROGRAMIT PËR PËRGATITJEN E STUDIMEVE TË FIZIBILITETIT DHE PROJEKTIMIT NË NIVEL PËRFUNDIMTAR, SI DHE STUDIMIN E IMPAKTIT MJEDISOR NË SEKTORIN E INFRASTRUKTURAVE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infra-strukturës, dhe qeverisë së Republikës Italiane, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, për realizimin e programit për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe projektimit në nivel përfundimtar, si dhe studimin e impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 8.9.2016
Shpallur me dekretin nr. 9746, datë 16.9.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
MARRËVESHJE
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.