Ligj

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË AUDITIMIT TË PROGRAMEVE TË ASISTENCËS, AKREDITUAR NGA BASHKIMI EVROPIAN, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 90/2016, datë 15 shtator 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 13 mars 2025.

Numri
90/2016
Data e miratimit
15 shtator 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 185, 5 tetor 2016
Hyn në fuqi
20 tetor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 185, datë 2016-10-05

LIGJ

Nr. 90/2016

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË AUDITIMIT TË

PROGRAMEVE TË ASISTENCËS, AKREDITUAR NGA BASHKIMI EVROPIAN, NË

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat e organizimit e të funksionimit, detyrat dhe kompetencat e

Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, më poshtë

Agjencia.

Neni 2

Misioni

1. Agjencia ka si objekt të veprimtarisë auditimin për sistemet e menaxhimit dhe kontrollit

për veprimet, transaksionet dhe llogaritë vjetore të mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, për

fondet para dhe pas anëtarësimit.

2. Agjencia, nëpërmjet auditimeve, ofron siguri lidhur me sistemet e drejtimit, kontrollit të

brendshëm, auditimit të brendshëm, mbikëqyrjes, kontabilitetit në përputhje me standardet

ndërkombëtare të auditimit, marrëveshjet kuadër, rregulloret e aplikueshme të Bashkimit Evropian

dhe Strategjinë e Auditimit të Agjencisë.

Neni 3

Qëllimi

Ky ligj ka si qëllim të përcaktojë dispozitat e nevojshme që sigurojnë pavarësinë e nevojshme

funksionale dhe financiare të Agjencisë, e cila vepron si autoriteti auditues i Instrumentit të

Paraanëtarësimit IPA.

Neni 4

Fusha e veprimit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 13 mars 2025 · 22/2025 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, në Republikën e Shqipërisë”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.