Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9270, DATË 29.7.2004, “PËR SISTEMIN E ADRESAVE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 89/2016, datë 15 shtator 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
89/2016
Data e miratimit
15 shtator 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 185, 5 tetor 2016
Hyn në fuqi
20 tetor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 185, datë 2016-10-05

LIGJ

Nr. 89/2016

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9270, DATË 29.7.2004,

“PËR SISTEMIN E ADRESAVE”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9270, datë 29.7.2004, “Për sistemin e adresave”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet

dhe shtesat si më poshtë:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 1

Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë mënyrën e krijimit e të administrimit të sistemit kombëtar të

adresave, si dhe kriteret për vendosjen e adresës së saktë e unike për çdo ndërtesë, apartament dhe

truall të lirë brenda së njëjtës njësi të vetëqeverisjes vendore në territorin e Republikës së Shqipërisë.”.

Neni 2

Në nenin 1/1, pikat 1, 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë:

“1. “Adresa” përbëhet nga fjalë, numra dhe shenja ortografike, të renditura sipas një rregulli të

caktuar, të cilat tregojnë vendndodhjen e saktë dhe unike të një ndërtese, apartamenti ose të një trualli

të lirë. Ajo formohet nga shkronja të alfabetit shqip dhe numra arabë.

2. “Bulevardi”, “rruga”, “rrugica”, “sheshi” dhe “parku” janë pjesë të territorit publik, që

shërbejnë si referencë për përshkrimin e vendndodhjes së saktë dhe unike të një ndërtese, apartamenti

dhe të një trualli të lirë brenda së njëjtës njësi të vetëqeverisjes vendore në territorin e Republikës së

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.