PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7971, DATË 26.7.1995 "PËR PROKURIMIN PUBLIK", TË NDRYSHUAR
Akti normativ nr. 3/2005, datë 23 nëntor 2005, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 3/2005
- Data e miratimit
- 23 nëntor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 43-e, 6 qershor 2010
- Hyn në fuqi
- 6 qershor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 43-e, datë 2010-06-06
AKT NORMATIV
Nr.3, datë 23.11.2005
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7971, DATË 26.7.1995 “PËR PROKURIMIN
PUBLIK”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë,
Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr.7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të bëhet kjo
shtesë:
Neni 1
Pas paragrafit 3, të shtohet paragrafi 3/1 me këtë përmbajtje:
“Për mallin energji elektrike, oferta do të jetë e vlefshme edhe nëse ajo vjen mbi fondin
limit të shpallur në ftesën për ofertë, si dhe për sasi më të vogla.”.
Neni 2
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.