Ligj

PËR RATIFIKIMIN E DOKUMENTIT NDRYSHUES TË MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE UJËSJELLËS-KANALIZIME, POGRADEC, SI AGJENCI E ZBATIMIT TË PROJEKTIT, DHE KfW FRANKFURT AM MAIN PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “MBROJTJA MJEDISORE E LIQENIT TË OHRIT, KANALIZIMET, POGRADEC III”

Ligji nr. 91/2016, datë 15 shtator 2016, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
91/2016
Data e miratimit
15 shtator 2016
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 185, 5 tetor 2016
Hyn në fuqi
20 tetor 2016
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 185, datë 2016-10-05

LIGJ

Nr. 91/2016

PËR RATIFIKIMIN E DOKUMENTIT NDRYSHUES TË MARRËVESHJES

SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA

E FINANCAVE DHE UJËSJELLËS-KANALIZIME, POGRADEC, SI AGJENCI E ZBATIMIT

TË PROJEKTIT, DHE KfW FRANKFURT AM MAIN PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT

“MBROJTJA MJEDISORE E LIQENIT TË OHRIT, KANALIZIMET, POGRADEC III”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet dokumenti ndryshues i marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë,

përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ujësjellës-Kanalizime, Pogradec, si agjenci e zbatimit të projektit,

dhe KfW Frankfurt am Main për financimin e programit “Mbrojtja mjedisore e liqenit të Ohrit, kanalizimet,

Pogradec III”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 15.9.2016

Shpallur me dekretin nr. 9753, datë 3.10.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

Republika e Shqipërisë

Ministria e Financave

Ministër Shkëlqim Cani

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1

Tiranë, Shqipëri

UK sh.a., Pogradec

Valter Gora, drejtor i përgjithshëm

Rruga e Gurasit

Pogradec, Shqipëri

Bashkëpunimi Financiar Gjerman me Shqipërinë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.